Sadri Hoxha zgjidhet kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Gjakovë

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Gjakovë, ka mbajtur punimet. Sadri Hoxha është zgjedhur kryetar i degës në Gjakovë me 79 vota.
Në garë për këtë post ishin dy kandidatë Esat Lataj dhe Sadri Hoxha.
Ndryshe Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Gjakovë përfundoi punimet me sukses.
Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin Faton Klinaku, Çelë Gashi, Emin Lati, Hajdin Balaj, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj.
Kuvendi zgjedhor kishte 138 delegatë.
Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës.