Lekaj: RTK- Radio Televizioni i Kurtit

Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj në seancën e Kuvendit ku dhe po kërkohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka thënë se ky televizion po kontrollohet nga politika. Lekaj ka thënë se RTK që katër vjet nuk është televizon i qytetarëve, por është Radio Televizioni i Albin Kurtit.
“Po i numëroj disa të vërteta të pamohueshme. Kurrë RTK s’ka qenë me dobët. Kurrë RTK s’ka qenë më e kontrolluar nga politika dhe lëvizja VV. Po iu rikujtojmë që kurrë raportet e auditimit se kanë nxjerrë më keq RTK-në se në qeverinë Kurti. Po iu rikujtojmë që kurrë punëtorët e RTK-së s’kanë qenë më të nëpërkëmbur. Kurrë gratë punëtore të RTK-së s’kanë pasur më shumë presion, gjuhë kërcënuese e seksiste. Po iu rikujtojmë që RTK s’ka nxerr një ekran gjëra që i duhen qytetarëve, por gjëra që kërkohen nga VV-ja. Në RTK kurrë s’ka pas më pak hapësirë për gazertarët profesionistë. RTK është televizioni i propagandës së VV -së, nuk është i qytetarëve të Kosovës. RTK që katër vjet s’është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit”, ka thënë Pal Lekaj, raporton Indeksonline.