Aksident i rëndë në dalje të Mitrovicës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Kçiq, ku janë përfshirë dy vetura.

Disa persona dyshohet se kanë pësuar lëndime.
Në vendin e ngjarjes janë tri ekipe emergjente të QKMF-së së Mitrovicës, zjarrfikësit dhe policia.