Edhe dy shkolla të tjera në Prishtinë pritet të nisin mësimin tërëditor

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar aplikimin e mësimit tërëditor edhe në dy shkolla të tjera në kryeqytet.
Kjo është bërë e ditur pas takimit që kishte me dy drejtoreshat e shkollave përkatëse.
“Kënaqësi të kishim një takim të gjatë e shumë produktiv me drejtoreshat Supije Zhitija dhe Minire Musliu-Berisha për planifikimin e fazës së ardhshme për mësim tërëditor.
Shkolla ‘Gjergj Fishta’ e shkolla ‘Shkëndija’ kanë kapacitet infrastrukturor që me një riorganizim të brendshëm mund të aplikojnë mësim tërëditor” shkruan Lushaku-Sadriu në njoftim./Indeksonline/