AKP shpallë ftesën për ofertë për rehabilitimin e dy ski lift-ve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë, shpallë ofertën për Rehabilitimin e dy ski lift-ve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Detajet:
FTESË PËR OFERTË
I. LËNDA E KONTRATËS
Ftesë për ofertë për rehabilitimin e dy Ski Lift-ve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë
- Rehabilitimi i Ski Lift-it “Monika” me gjatësi 1100m.
- Rehabilitimi i Ski Lift-it “Livadhi Grek” (Grcka Livada), me gjatësi 1100m.
Specifikimi teknik lidhur me aktivitet që duhet të kryhen nga Operatorit Ekonomik lidhur me
rehabilitimin e Ski Lift-ve në Qendrën e skijimit në Brezovicë janë si ne vijim: - Litarë Çeliku (Sajll) F12, 1100m1 Ski Lift Grcka Livada
- Litarë Çeliku (Sajll) F12, 1100m1 Ski Lift Monika
- Litarë Çeliku për shtrëngimin për stacionet fundore F14, 2x200m1 Ski Lift Grcka Livada
- Përçues sinjalizimi te teleferikut, Grcka Livada dhe Monika, 3xf 1.5 m1
- Rrota në shtyllat e teleferikëve Grcka Livada dhe Monika, 5 cope.
- Goma për rrotat e ski lift-it, Grcka Livada dhe Monika, 20 cope.
- Servisim dhe furnizim me pjese elektrike të ski lift-ve Grcka Livada dhe Monika
- Çmontim i litarëve të vjetër dhe montim i litarëve te ri (Thurja), Grcka Livada dhe Monika.
- Siguresa për aparaturën sinjalizuese (tabela e ski lift-ve), për dy ski lift-et Grcka Livada dhe
Monika - Kuti metalike për aparaturën ON-OF për Ski Lift
Kërkesat teknike që duhet ti plotësoj operatori ekonomik: - Të ketë licencë valide për kryerjen e punëve të tilla të lëshuara nga autoritet e Republikës së
Kosovës apo jashtë Kosovës; - Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës ose të jetë konzorcium
me kompaninë e regjistruar në Kosovë ose të ketë përfaqësuesin fiskal bazuar në legjislacionin
në fuqi; - Të ketë përvojë në kryerjen e këtyre aktiviteteve – referencat të domosdoshme, dhe
- Të ketë staf të mjaftueshëm për kryerjen e këtyre aktiviteteve.
Pas përfundimit të punëve Operatori Ekonomik duhet të lëshoj një raport, ku do të bën konstatim të përgjithshëm mbi gjendjen e ski lift-ve dhe me qellim qe te sigurohemi qe ski lift-at janë ne gjendje rregullt pune për sezonit 2024/2025.
Periudha për kryerjen e këtyre aktiviteteve më së largu 30 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.
Buxheti maksimal i lejuar për këtë aktivitet është 35,000.00 Euro.
AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Për tu njohur më afër me aktivitetet që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë tek
Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 01.11.2024 deri më 10.11.2024. Person
Kontaktues Zoran Geric, Tel, +383 45 483 284
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 11.11.2024 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme: Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 Prishtinë.
Ofertat do të hapen me datën 11.11.2024 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan
Hoxha nr. 55, 10000 – Prishtinë. V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.