75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Z S

Limaj prezanton kandidatin e parë për deputet

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj para pak minutave ka prezantuar kandidatin e parë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bëhet fjalë për Xhemajl Hasanin nga Podujeva. Limaj tha se Hasani dhe angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij.

‘’Kam kënaqësinë që ta prezantoj kandidatin tonë për deputet nga Podujeva, Xhemajl Hasani. Xhemajli është kryetar i degës në Podujevë, ka përfunduar Fakultetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në zv.kryeministri. Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë’’, ka thënë Limaj.

Theksojmë se Hasani në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale në Podujevë./Indeksonline/