75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / L A

Lajm i mirë për “topçinjtë”, rikthehet Odegaard

Arsenali merr një lajm të mirë para ndeshjes kundër Interit.

Kapiteni i skuadrës, Martin Odegaard, është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në kyç dy muaj më parë.

Ende nuk dihet nëse Odegaard do të udhëtojë me skuadrën drejt Italisë për ndeshjen me Interin.

Odegaard, është pjesë e Arsenalit që nga 2021, ku erdhi fillimisht në formë huazimi, pastaj u ble përfundimisht nga “topçinjtë” ku tani është kapiten i skuadrës nga Londra Veriore./IndeksOnline/