Komisioni parlamentar rishpall konkursin për kryesues të ARRU-së

Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti vendosi ta rishpallë konkursin për kryesues të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Regullator të Ujit ARRU.
Komisioni për ekonomi, i drejtuar nga kryetari Ferat Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi raportin e panelit përzgjedhës për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Regullator të Ujit (ARRU).
Pas shqyrtimit, kryetari Shala theksoi së është vendim unanim i komisionit që ky proces të kthehet në fillim, pra të rishpallet konkursi, sepse asnjëri nga kandidatët nuk tregoi përformancë për të proceduar për kuvend.