75 Mall Live Search
15:46 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / L K

Burgu s’i lë shenjë, Gentonis Madanaj kërcënon publikisht policinë me vrasje (Pamje)

Gentonis Madanaj ishte arrestuar tre javë më parë nga policia në Istog pasi kishte kanosur publikisht policinë e Kosovës. Pas arrestimit atij i ishte caktuar masë paraburgimi prej 1 muajsh.

Pas 3 javësh Madanaj ka dalur në liri, por duket se nuk është mbushur mend.

I riu nga fshati Saradran ka rënduar gjuhën e tij kërcënuese duke publikuar një video në Tik-Tok me të cilën kërcënon me vrasje policët e Istogut dhe Pejës.

“Tash jam në liri. Betohem se do t’i vras nëse m’vin edhe një herë me spiunllaqe” ka shkruar ndër të tjera Madanaj në profilin e tij në Tik-Tok./Indeksonline/