75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / L K

Zgjedhjet në SHBA, Bitcoin arrin një rekord

Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej 75,000 dollarë në natën e zgjedhjeve në SHBA. Në platformën Bitstamp çmimi ishte ngjitur në 75,080 dollarë.

Kriptomonedha më e vjetër dhe më e njohur nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë.

Ish-presidenti Trump konsiderohet kriptomiqësor .

Industria e monedhës digjitale kishte shpenzuar shumë për promovimin e kauzave të tij gjatë fushatës zgjedhore./Indeksonline/