75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / L A

Pas disfatës ndaj Milanit, Rüdiger u afrua i vetëm te tifozët

Pas disfatës ndaj Milanit, Rudiger u afrua i vetëm te tifozët

Mbrëmja e djeshme ishte mbrëmje për t’u harruar për Real Madridin.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Milanit, mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger shihet duke iu afruar tifozëve madrilen, duke u kërkuar falje për humbjen.

Më pas ai filloi të ecte nëpër bar dhe Vallejo iu afrua gjermanit, ku gjithashtu duartrokiti publikun për ta lënë sërish vetëm Rüdigerin.

Kujtojmë se mbrëmë Real Madridi, u mposht nga Milani në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-3 duke i shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/