Eprori i Njësisë Speciale merr një post të lartë në Policinë e Kosovës!

Po vazhdojnë ndryshimet në organin kryesor të sigurisë në vend, Policinë e Kosovës.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Fatmir Balaj është emëruar komandant i policisë, stacioni Qendër në Prishtinë.
Balaj njihet për sukseset në operacionet e njësive speciale të PK-së.

Ndryshe, Indeksonline raportoi dje se policia e Prishtinës është bërë me drejtor të ri me Bekim Bislimin.
Paraprakisht, Bislimi ishte shef i i Sektorit të operatives rajonale. Dy vjet më parë, ai ishte komandant i policisë në Podujevë. /Indeksonline/