75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / L A

Rikthehet nga lëndimi blerja e bujshme e Unitedit

Lajme të mira vijnë nga kampi i Manchester Unitedit para ndeshjes në Ligën e Evropës kundër PAOK-ut.

Bëhet fjalë për rikthimin nga lëndimi të mbrojtësit të ri francez, Leny Yoro.

Yoro, u lëndua në fazën parasezonale që po zhvillonte Unitedi në korrik ku lëndoi kyçin e këmbës.

Mbetet të shihet nëse francezi do të startojë në ndeshjen ndaj PAOK-ut, që do ta zhvillojë Manchester Unitedi nesër.

“Djajtë e kuq”, blen Yoron nga skuadra e Lille për 55 milionë euro, duke mposhtur interesimin e skuadrave si Real Madridi./IndeksOnline/