75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / AR

50 Cent publikon foto me Trumpin pas fitores presidenciale: “Po largohem me fituesin”

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 Donald Trump doli fitues. 50 Cent e festoi këtë moment me një postim të keq në Instagram, duke shkaktuar zemërimin e shumë fansave të tij.

Reperi 49-vjeçar ka postuar një foto të tij duke i shtrënguar dorën Presidentit të zgjedhur, si dhe një selfie që kanë bërë vite më parë. “Nuk më intereson si shkon lufta, po largohem me fituesin sh*t”, ka shkruar ai në mbishkrim, transmeton Indeksonline.

“Unë ende nuk e di se çfarë po ndodh *emoji me pëllëmbë të fytyrës* urime!”

Kjo gjithashtu vjen disa javë pasi 50-vjeçari, Curtis Jackson, refuzoi 3 milion dollarë nga fushata e Trump për të performuar në një miting të fundit./Indeksonline/