75 Mall Live Search
19:13 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Z S

Aksident me fatalitet në rrugën Korçë-Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë u përplas me një kamion.

Të dy mjetet përfunduan të përmbysura jashtë rrugës, teksa si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”.

Gjithashtu ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton TopChanel.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit./Indeksonline/