75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / Z S

Limaj prezanton dy kandidatë për deputetë

Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në qytetin e Suharekës.

Ai ka mbajtur një takim me degën e NISMA-s në Suharekë. Në këtë takim ai ka prezantuar edhe dy kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

‘’ Me kënaqësi ju njoftojmë me kandidaturen e kryetarës së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekolli!Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, mbajtëm takim me degën e NISMA-s në Suharekë. Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë,Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin’’, ka thënë Limaj.

Më tutje Limaj ka thënë se Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës.

‘’Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës’’, ka thënë Limaj./Indeksonline/