75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / AR

Tri javë pas vdekjes, trupi i Liam Payne-t do të dërgohet në Britani

Liam Payne ka ndërruar jetë tragjikisht. Trupi i të ndjerit do të kthehet sot në Britani.

Lajmi vjen tri javë pasi Liam vdiq në moshën 31-vjeçare më 16 tetor, kur u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i fundit i Liam Payne në Snapchat para se të binte për vdekje nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires

Trupi i Liam ishte mbajtur në Argjentinë, ndërsa zyrtarët përfunduan hetimet e mëtejshme pas vdekjes.

Trupi iu dha familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andrés Madrea për BBC./Indeksonline/

Homazhet prekëse me lule u lanë jashtë hotelit Casa Sur në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së ish-yllit të One Direction.