75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / k.v

KQZ-ja ndan 90 mijë euro për të blerë kutitë e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit po afrojnë ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për këtë proces.

Ky institucion ka shpallur tender për pajisjen me kuti të votimit ku qytetarët do të hedhin votën e tyre.

Vlera e parashikuar e tenderit është 90 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Ky tender është publikuar edhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik./IndeksOnline/