Ministria jep afro 1 milion euro për mbikqyrje të rrugës Prishtinë-Pejë

Afro 1 milion euro do t’i kushtojë buxhetit të kosovës mbikqyrja e punimeve dhe menaxhimi i kontratave në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë , segmenti Dollc-Ramun.

Për mbikqyrjen e këtij projekti Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomikë në ndertim IKN sh.p.k , Alb-Group dhe AL Engieering Sh.P.K.
Për këtë projekt kanë konkurruar 7 kompani. /IndeksOnline/
