75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / AR

Paparacit e fotografojnë JLo-në në këtë gjendje

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez doli nga makina dhe e ngacmoi imagjinatën e personave që ishin prezentë.

Kjo pjesëmarrje erdhi pasi pati premierën në Londër të filmit të saj të ri “Unstoppable”, transmeton Indeksonline.

imazh

Duke e gjykuar nga fotot, Lopez nuk ishte në disponim për të pozuar dhe për të nënshkruar autografe, kështu që ajo kërkoi të mos fotografohej, por kjo nuk do të thotë se aktorja nuk dukej joshëse.

imazh

Ajo bëri një kombinim me fund të shkurtër, i ngushtë dhe i zi, ku kishte veshur edhe një pallto. Paraqitja u plotësua me këpucë me taka të zeza dhe një çantë.

Meqë ra fjala, “Unstoppable” është një nga dy projektet e ardhshme që ylli po prodhon me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Ben Affleck , i cili themeloi kompaninë e prodhimit “Artists Equity” me mikun e tij, aktorin Matt Damon. Projekti i dytë është “Kiss of the Spider Woman”./Indeksonline/

imazh