75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / Z S

Vazhdon zjarri në Bjeshkët e Lybeniqit, banorët kërkojnë ndihmë

Që nga dita e shtunë, bjeshkët e fshatit Lybeniq janë përfshirë nga zjarri. Megjithë përpjekjet e banorëve, zjarri nuk ka arritur të shuhej.

Edhe sot banorët që jetojnë në këtë pjesë po kërkojnë ndihmë për të shuar zjarrin.

Banorët i kanë thënë Indeksonline se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë.

Ditën e djeshme Hoxha i fshatit Lybeniq Besnik Huskaj, i cili është dhe kryetar i Shoqatës bjeshkatare Alpiniste “Lybeniqi”, për Indeksonline ka thënë se megjithëse një grup i vullnetarëve të fshatit janë aktivizuar që nga dita e diel, që ta ndalin zjarrin, kjo ka qenë e pamundur, pasi që terreni është shumë  i vështirë./Indeksonline/