75 Mall Live Search
20:33 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / Z S

Arrestohet një person, sekuestrohet marihuanë

Policia e Kosovës në vazhdimësi po punon për parandalimin e veprave të kundërligjshme, në veçanti angazhime serioze janë duke u bërë në luftimin e përdorimit, shitjes dhe abuzimit me substanca narkotik.

Lidhur më këtë sot gjatë ditës Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.

Më tutje është bërë e ditur se Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.

Gjate kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:

 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mMarihuanë, 

 Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe

 Një  (1) telefon mobil

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. /Indeksonline/