75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / Z S

Korenica: S’ka pasë presion nga ambasadat për votimin e Kodit Civil

Ish-deputeti i LVV-së tani si i pavarur, Visar Korencia ka thënë se nuk kanë pasur presion nga ambasada në Kosovë për votimin e “Kodit Civil”.

Ai ka thënë se të vetmen gjë që ua kanë kërkuar ka qenë kujdesi në gjuhën e përdorur.

“Këto ligje nuk kanë qenë as presion i faktorit ndërkombëtar, sepse ne kemi bashkëpunua me ambasadat, të vetmen gjë që ambasadat kanë kërkuar prej neve është që më të kujdesimi me gjuhën ndaj njerëzve që kanë shpreh me pas një orientim ndryshe seksual, me atë se çfarë e njeh, vendi ynë, shteti ynë, tradita jonë. Nuk na ka ba presion asnjë ambasadë, qoftë ajo amerikane, angleze gjithë pa përjashtim me ata që kemi pas kontakt”, ka thënë ai nw Teve1.

Korenica tha se ndihen krenar që kanë ndaluar miratimin e “Kodit Civil” dhe disa ligjeve që ai i vlerëson të dëmshme./Indeksonline/