Tre të akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të “One Drection” Liam Payne në Argjentinë

Tre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të One Direction, Liam Payne, kanë thënë autoritetet argjentinase. Këngëtari vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Prokurorët argjentinas thanë se një person që shoqëronte artistin është akuzuar për braktisjen e një personi të ndjekur nga vdekja dhe furnizim dhe lehtësim të drogës. Një punonjës hoteli dhe një person i tretë janë akuzuar edhe për furnizim me drogë. Ndërkohë, për asnjërin nga të arrestuarit nuk bëhen të ditur emrat.
Payne, 31 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u shfaq në ‘The X Factor’ dhe u bë famë me grupin “One Direction” në vitet 2010.
Autoritetet argjentinase kanë hetuar ditët e fundit të Payne në hotelin CasaSur. Zyra e prokurorit publik tha se testet toksikologjike zbuluan gjurmë alkooli, kokaine dhe një antidepresant me recetë në trupin e tij. Nga ekspertiza pas vdekjes u konstatua shkaku i vdekjes së tij si “trauma e shumëfishtë” dhe “hemorragji e brendshme dhe e jashtme” si pasojë e rënies nga ballkoni i hotelit.
Sipas zyrës së prokurorit, raportet mjekësore sugjeruan gjithashtu se Payne mund të kishte rënë në një gjendje gjysmë ose pa ndjenja totale. Zyra e prokurorit thotë se kjo përjashton mundësinë e një akti të vetëdijshëm ose vullnetar nga Payne, dhe ata arrijnë në përfundimin se ai nuk e dinte se çfarë bënte dhe as nuk e kuptonte atë.