75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / S Z

Arrestohet një suedeze në Fushë-Kosovë, e sulmoi një burrë dhe i dëmtoi dy automjete

 Është arrestuar një grua suedeze në Fushë-Kosovë,  pasi që kishte sulmuar fizikisht një burrë. E dyshuara po ashtu i kishte dëmtuar dhe dy automjete. Pas intervistimit  ajo është dërguar në mbajtje.

“Fushë-Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze,  nën dyshimin se  e njëjta  kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/