75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / H F

E goditi me veturë për vdekje 40-vjeçarin në Suharekë, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Mëngjesin e 15 gushtit të këtij viti, një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prizren- Suharekë i pati marrë jetën 40- vjeçarit, Adem Qamaj.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar që të pandehurit B.Q. i cili gjendet në paraburgim nga 15.08.2024 deri më 15.11.2024, t’i vazhdohet paraburgimi, shkruan IndeksOnline.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

“Sipas aktakuzës, me datë 15.08.2024 rreth orës 06:15min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit” në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371 i KPRK-së”.

“Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkomtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të canabisit – marihuana. Me këto veprime B.Q., , ka kryer veprën penale ‘posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’” , thuhet në aktakuzë.