75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / G T

Çekia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Pas Kombëtares shqiptare ditën e sotme ka publikuar listën edhe Çekia. Siç dihet tashmë Kombëtarja shqiptare dhe çekët do të duelojnë midis tyre, më 16 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.

Ivan Hasek ka grumbulluar 35 lojtarë, ndërsa nuk mungojnë edhe risitë. Kështu surpriza më e madhe është grumbullimi i Matej Sin, i cili luan me Banik Ostrava-n në kampionatin çek.

20-vjeçari po shkëlqen në kampionatin çek dhe tashmë do të provojë emocionet e ekipit A, ndërsa shpeson që të marrë minuta. Në këtë listë nuk mungon Jan Boril, i cili u rikthye në kombëtare pas shumë kohësh.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text