75 Mall Live Search
18:38 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / FR

Abdixhiku nga Vitia ripërsërit zotimin: Koeficient 150 që në javën e parë

Koeficient 150 euro, që në javën e parë të qeverisë, për shërbyesit civil, është zotim i të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në tubimin e mbajtur në Viti, Abdixhiku tha se aty ku ata, qeveria, kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmërisë, LDK ka ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet.

“Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150!

Aty ku s’kanë bërë punë në rrugë për katër vjet, ne kemi projekt infrastrukturore që transformojnë këtë shtet. Magjistralet e Autostradat e nisura në dekada, duhet të përfundojnë për tri vjet – asnjë ditë më shumë”, tha Abdixhiku.