75 Mall Live Search
08:00 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Parashikimi i motit për ditën e sotme, mund të ketë reshje bore

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot më i ftohtë por kryesisht me diell. Do të fryjnë erëra më të ftohta nga verilindja.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalja deri në 10°C Maksimalja.

Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje krejtësisht të dobët shiu e bore.

Të hënën më ftohtë me diell e vranësira lokale dhe me ndonjë reshje të dobët shiu e bore në disa zona kodrinore-malore.

Të martën ftohtë dhe thatë, ndërsa reshje lokale priten të Mërkurën të cilat fillimisht mund të përzihen me borë e pastaj shi. Nuk priten reshje në të gjitha viset /MeteoBallkan/