75 Mall Live Search
14:46 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Vazhdon forma fantastike e Fisnik Asllanit, gol dhe asist në Gjermani (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar kosovar, Fisnik Asllani po vazhdon të shkelqej në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

22-vjeçari ka shënuar gol dhe asist për skuadrën e Elversberg në pjesën e parë kundër Hannoverit.

Asllani fillimisht asistoi në golin e parë në minutën e 10-të, e pastaj shënoi një gol të bukur në minutën 45+5.

Ky ishte goli i shtatë këtë sezon në Bundesligën 2 të Gjermanisë./IndeksOnline/