75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Një plagosje ka ndodhur sot në ora 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Viktima është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në  Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” tha Ahmeti per IndeksOnline.