75 Mall Live Search
18:32 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

Dy ndeshje, dy penallti të humbura – Mirlind Daku në formë të dobët?!

Skuadra e Rubin Kazanit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Krasnodarit në javën e 15-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku humbi një penallti në minutën e 31’të, shkruan Indeksonline

Goditjen e sulmuesit “kuqezi” e ndali për mrekulli portieri kundërshtar.

Kjo ishte penalltia e dytë në dy ndeshje e humbur nga Mirlind Daku – duke treguar formë jo të mirë para ndeshjeve të rëndësishme të Shqipërisë në UEFA Nations League.

Kujtojmë që Daku bëri një asist në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Krasnodarit, te goli i Cumic./Indeksonline/