75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

“Paqe”’ mes Chelseat dhe Arsenalit, dy skuadrat mbesin mbrapa në luftë për titull

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Arsenalit në derbin e javës së 11-të në Premier League.

Rezultati i ndeshjes ishte 1:1, ku skuadra mysafire kaloi në epërsi të parët me anë të Gabriel Martinellit, shkruan Indeksonline

Golin për 1:1 pas 10 minutave e shënoi sulmuesi portugez, Pedro Neto.

Kështu me nga një pikë dy skuadrat janë të kënaqura, por që mbetën mbrapa në luftë për titull kampion.

Blutë e Londrës dhe “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 19 pikëve në Premier League./Indeksonline/

Image