75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / FR

Telefonata e Trumpit me Putinin për Ukrainën, Kievi: Nuk jemi të informuar

Ukraina ka reaguar lidhur me telefonatën e zhvilluar mes Donald Trumpit dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas “Washington Post”-it, në këtë bisedë telefonike Trump i ka kërkuar presidentit Putin që të shmangë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

Megjithatë lidhur me ketë bisedë ka reaguar edhe Kievi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka thënë se Kievi nuk ka pasur asnjë njoftim lidhur me një telefonatë të raportuar mes Trumpit dhe Putinit.