75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / L A

Pensionohet nga futbolli ish-sulmuesi i Premier League-s

Ish-sulmuesi francez, Bafetimbi Gomis ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.

Gomis, ka qenë futbollist i disa skuadrave të njohura, duke qenë pjesë e Lyonit, Swansea Cityt, Galatasarayt dhe Al-Hilalit.

Francezi, gjatë karrierës së tij ka shënuar 347 gola dhe 75 asistime në 783 paraqitje në të gjitha ndeshjet ku ka luajtur, ku njihet edhe për festimin e tij interesant.

Karrierën e tij e mbylli në Japoni te skuadra e Kawasaki Frontale./IndeksOnline/