75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / k.v

Hoti thotë se te buxheti janë dy shkelje ligjore: Te tatimi në pronë dhe Ligji i pagave

Në seancën e kuvendit ku po debatohet projektbuxheti për vitin 2025, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se ky është një buxhet i përkohshëm, i cili sipas tij nuk do të zgjasë, pasi do të vijë qeveria e re.

Ai ka thënë se asnjë projekt i premtuar nga qeveria, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, në infrastrukturë, nuk janë realizuar nga qeveria.

Ai ka thënë se buxheti në fjalë ka dy shkelje ligjore, te tatimi në pronë dhe Ligji i pagave.

“Buxheti gjatë këtij mandati për qeverinë ka qenë 11.4 miliardë euro, buxheti 4-vjeçar. Ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar. Në këtë qeveri norma e realizmit të projekteve kapitale është 40 për qind. Mungesë total të dialogut social. Është përkeqësuar ambienti i të bërit biznes në Kosovë. Kosova është duke pësuar kolapsin demografik që e kemi paralajmëruar. Sot kemi 4900 biznese më pak, biznese aktive. Deficiti itregut gjatë këtyre katër vjetëve është thelluar 2 miliardë euro shtesë, tregon mungesën e prodhimit vendor. Është e logjikshme që standardi i jetesës në Kosovë është përkeqësuar. Ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore te tatimi në pronë dhe Ligji i pagave”, ka thënë ai.