75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / S Z

PDK: Tri komunat e udhëhequra nga partia jonë, kampione për transparencë buxhetore, i përgëzojmë kryetarët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thotë se tri komunat e udhëhequra nga kjo pari kanë arritur maksimumin prej 100 pikëve në Indeksin e transparencës buxhetore për vitin 2023.

Komuna e Drenasit, Komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ata i falënderojnë kryetarët e këtyre komunave për punën e mirë, përkushtimin dhe angazhimin në ndërtimin e besimit të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i tyre:

Tri komuna të udhëhequra nga PDK-ja: Drenasi, Vushtrria dhe Hani i Elezit – kampione për transparencë buxhetore

Tri komuna të udhëhequra prej kryetarëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës: Komuna e Drenasit, Komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë arritur maksimumin prej 100 pikëve në Indeksin e transparencës buxhetore për vitin 2023, raport i përvitshëm i institutit GAP që synon të rrisë llogaridhënien dhe qasjen e qytetarëve në informacionet buxhetore në nivel lokal.

I përgëzojmë kryetarët Ramiz Lladrovci, Ferit Idrizi dhe Mehmet Ballazhi për punën e mirë, përkushtimin dhe angazhimin në ndërtimin e besimit te qytetarët.

Këto komuna janë pasuar nga Komuna e Ferizajt që është vlerësuar me 95 pikë, si dhe ajo e Kaçanikut me 94 sosh, të cilat po ashtu janë ranguar lartë në këtë raport.

Për shkaqe teknike, komunat të Mitrovicës, e Prizrenit dhe e Skenderajt nuk kanë qenë pjesë e gjetjeve të këtij raporti.

Ky është modeli qeverisës i PDK-së: transformues, zhvillimor dhe gjithëpërfshirës, i cili i duhet Kosovës edhe në nivelin qendror.