75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Sveçla pret në takim komandantin e KFOR-it, ja çka biseduan

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani. 

Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR. 

Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta.