75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / L A

Dortmundi kërkon vëllanë e Bellinghamit

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund do të bëjë lëvizje në merkaton e janarit.

Nënkampioni i Evropës, ka hedhur sytë nga Anglia ku dëshiron të blejë Jobe Bellingham.

Bellinghami i ri, i cili është vëllai i yllit të Real Madridit Jude Bellingham, është pjesë e skuadrës angleze Sunderland që luan në Ligën e Dytë angleze “Championship”.

Dortmundi, ka ofruar 20 milionë funte për shërbimet e Bellinghamit dhe synojnë të ripërsërisin ngjarjen si me vëllanë e tij.

Jobe, këtë sezon ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe një asist për Sunderlandin në “Championship”, ku gjendet në vendin e parë./IndeksOnline/