75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / mp

Kokainë në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar gjatë së hënës në Fushë-Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizin ata, u gjet një qese me peshë 26 gramë kokainë.

Policia po ashtu gjeti dhe konfiskoi dy telefona, para kesh dhe vetura.

Po ashtu janë kontrolluar dy shtëpitë e tyre, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.