Adriano: Kam pirë aq shumë saqë Moratti donte të më çonte në klinikë

Tashmë e dimë të gjithë si ka përfunduar Adriano pas penzionimit të tij.
Braziliani, ka publikuar një autobiografi me gazetarin Ulisses Neto ku në këtë libër preku momentet më të vështira të jetës së tij, të dëmtuara nga alkoolizmi dhe depresioni.
Madje Adriano, ka treguar një ngjarje lidhur me ish-presidentin Massimo Moratti.
“Dua t’ju jap një sugjerim. Ne dëshirojmë t’ju dërgojmë në një vend shumë të veçantë”.
“Kam parë nënën time. Iu zmadhuan sytë. Më kapi dorën në atë moment. “Doktor Combi do t’ju shpjegojë detajet që ta kuptoni. Ai do t’ju shpjegojë për këtë vend në Zvicër, është një klinikë .. Në atë moment nuk e kuptova atë bisedë”, tha Adriano./IndeksOnline/