75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / A. M.

“Veshja, mbathja, flokët dhe mjekra”, arrestimi “aksidental” i personit që dyshohej për therje në Ferizaj

Më 11.11.2024 rreth orës 15:40 jeni njoftuar se një person i dyshuar ka therur me armë të ftohtë (thikë) katër persona, në tri rrugë të Ferizajt dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të shumta të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në bazë të informatave të para të siguruara nga terreni, si edhe informatave nga dëshmitarët është ngritur dyshimi, se personi që ka kryer veprat është  E.S ( M/K) i moshës 59-vjeçar, të cilin pas një pune intensive të kërkimit është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Nga terreni janë siguruar videoincizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari  i kësaj ngjarjeje,  sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është  ndaluar në mbajtje për 48 orë  deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme.

Hetuesit rajonalë kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave të tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa më 12.11.2024 rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I ( M/K) i moshës 62-vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S. është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I.  është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore.

Ndryshe, Indeksonline raportoi ekskluzivisht për arrestimin e sotëm të Fadil Islamit, të dyshuarit për therjen me thikë në Ferizaj.