75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / MSH

Shtime/ Policia publikon momentin kur një zyrtar arreston një të dyshuar për sulm fizik

Të hënën rreth orës 14:10, derisa një polic në detyrë po qarkullonte me veturën zyrtare të policisë në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka hasur në një person, ku si rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje kishte filluar të sulmonte fizikisht një person tjetër që ishte në veturën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës.

“Mirëpo, në atë moment i menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili e ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime. Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me inicialet H.A, mashkull kosovar i moshës 64-vjeçare është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë”, bën të ditur policia.

Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/