Punësimi i militantëve të VV-së në ushtri – Daut Haradinaj: Po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të FSK-së.
Daut Haradinaj ka thënë se në mënyrë të kundërligjshme janë duke u rekrutuar militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force. Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, nga nr. 44 që sipas shpalljes duhet të kenë përvojë 15-vjeçare. Aty në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme rekrutohen militantë të VV-së”, ka thënë Daut Haradinaj.