75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / MSH

Kurti shtroi mbrëmë darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbrëmjes të së martës ka shtruar një darkë për delegacionin  e Asamblesë Rajonale të Evropës,  pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.

Kryeministri i vendit, së pari u uroi mirëseardhje në Kosovë deputetëve e senatorëve, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe duke veçuar marrëdhëniet e mira me shtetet frankofone, pra veçanërisht në kulturë, në nderim të mysafirëve.

Asambleja Rajonale e Evropës dje dhe sot në Prishtinë po zhvillon punimet e sesionit të 36-të.

Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) që nga viti 2018.

Në vitit 2026, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i OIF-së, synojmë aplikimin për t’u bërë anëtar me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare.