Një tjetër lëndim i yllit të Barcelonës

Barcelona konfirmoi një tjetër lëndim pas atij të Lewandowskit dhe Lamine Yamalit
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Ansu Fati, i cili pësoi një dëmtim të kofshës së djathtë në stërvitjet e Barcelonës në mëngjesin e sotëm.
INJURY NEWS | Ansu Fati suffered suffered a right hamstring injury at training on Wednesday morning. He will be out for approximately four weeks. pic.twitter.com/7dC4lzwqAv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 13, 2024
Fati, do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth katër javë, konfirmoi Barcelona në X.
Ansu Fati, është produkt i La Masias ku debutoi për herë të parë në vitin 2019, por lëndimet e tij të shumta i bënë që të humbte vendin në formacionin startues, ku rezultoi me një huazim te Brightoni sezonin e kaluar./IndeksOnline/