Vrasje në Klinë, Policia jep detaje

Një person ka mbetur i vrarë, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës.
Lidhur me këta rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal. Sipas informatave të para një person është pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.
Organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit./Indeksonline/