75 Mall Live Search
18:06 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / S Z

Ekskluzive: Dy viktima në Klinë, dorasi dorëzohet në polici, detaje të reja për aktin që terrorizoi vendin

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes, në një lokal në qendër të Klinës.

Indeksonline mëson se vrasësi është i familjes Hoti nga fshati  Jashanicë dhe se ai tashmë është dorëzuar në polici.

Dy viktimat e këtij akti që terrorizoi vendin, janë të familjes Shlivova.

Njëri nga viktimat ende gjendet brenda lokalit, në të cilin ndodhi vrasja.

Ndërkaq viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra./Indeksonline/