75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

SHBA i bën thirrje Turqisë, të tregojë vetëpërmbajtje në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje sot Turqisë për përmbajtje dhe të kufizojnë operacionet ushtarake në veri-perëndim të Sirisë, ku tashmë kanë hyrë forcat ushtarake turke.

Forcat tokësore ushtarake të Turqisë kanë kaluar në Veri të Sirisë si pjesë e kampanjës së Ankarasë për të larguar luftëtarët  kurdë nga kufiri, transmeton Indeksonline.

Sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Heder Nojet sekretarja amerikane e shtetit Rex Tilerson foli sot në telefon me homologët turq dhe rusët për të shprehur shqetësimin rreth situatës./Indeksonline