75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Z S

Lajçak pret shefin e EULEX-it: Patëm diskutim shumë të dobishëm

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se ka mirëpritur sot në Bruksel shefin e misionit të EULEX-it, Gjeneralin Barbano.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’.

Në këtë takim është diskutuar për punën e EULEX-it në Kosovë dhe situatën në tëren.

‘’Me kënaqësi të mirëpritur Gjenerali Barbano sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim shumë të dobishëm për punën e rëndësishme të @EULEXKosovo dhe për zhvillimet e fundit në terren’’, ka shkruar Lajçak.

E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, ka shtuar më tutje Lajçak./Indeksonline/